Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
MUHAMED THAÇI PËR ASISTIN: ANALIZË PËR GJYSMËFINALEN E PARË TË EUROLIGËS, FENERBAHCE – EFES – AsistiOnline
Basketboll

MUHAMED THAÇI PËR ASISTIN: ANALIZË PËR GJYSMËFINALEN E PARË TË EUROLIGËS, FENERBAHCE – EFES

Prishtinë (AsistiOnline) – Njëri nga basketbollistët më të mirë që ka pasur ndonjëherë basketbolli shqiptar në përgjithësi, Muhamed Thaçi në një bisedë ekskluzive për ASISTIOnline ka analizuar gjysmëfinalen e parë të Euroligës ndërmjet, Fenerbahçes dhe Anadolu Efes që luhet sonte.

Muja që dikur luante me shumë sukses në parketet kosovare dhe më gjerë, në rolin e analistit për ASISTIN ka folur para gjysmëfinales së sontme në Euroligë, duke e cilësuar si shumë interesante sfidën në mes të Fenerit dhe Efesit që luhet sonte në Baskonia të Spanjës.

Muja fillimisht tregoi se sa e kanë merituar, Fenerbahce dhe Efesi ardhjen deri në këtë fazë të Euroligës, bazuar në lojërat e stinorit të rregullt.

Padyshim se e kanë merituar dy ekipet me qenë në ”F4”. Duke e ditur se Feneri ka qenë gati tërë kohën në vendin e parë, sa i përket Efesit është një ndër ekipet më të papërshtatshme në Euroligë, duke e ditur se vijën e parë(front court) e ka ndoshta edhe më të mirën në Europë(Micic, Larkin dhe Beaubois) me NBA eksperiencë. E sa i përket Fenerit, cilësitë e këtij ekipi dihen, nuk ka nevojë të komentohet shumë, sepse janë të jashtëzakonshëm si ekip”.

Muja mendon se Fenerbahçe është për disa noanca favoritë në takimin e sontëm përballë Efesit.

Sa i përket lojës së sontme, favoritë mund të jetë Feneri duke e ditur kualitetin e trajnerit dhe eksperiencën e Fenerit në ”F4”. Ndeshja e sontme varet shumë prej asaj se a do të luajnë lojtarët e lënduar te Feneri, sepse nëse ka mungesa tek Feneri, kjo mund të jetë përparësi e madhe për Efesin. Realisht t’ju them të drejtën unë kam dëshirë që Efesi me kalu në finale por e vështirë të kalohet Feneri, edhe pse Ataman ndoshta është trajneri që e ka mposhtur më së shumti herë Obradoviçin posaçërisht në këto vitet e fundit”!

Krejtë në fund, Muja dha edhe prognozimin e tij final për ”FINAL FOUR”in e Euroligës që nis sot.

Prognoza ime është që Fenerbahçe – CSKA, do luajnë në finale por nuk i dihet sepse ky është ”F4” dhe vendos vetëm një lojë dhe trajnerët mund të përgadisin befasi të mëdha dhe mbi të gjitha taktizimet janë të kufizuara dhe nuk ka shumë kohë për tu menduar. Ndoshta duket si ëndërr, por kam qejfin tim që Efesi të bëhet kampion, por kjo mbetet të shihet në vijim”, përmbylli analizën e tij ekskluzive për AsistiOnline, Muja.

Komentet janë të mbyllura.