Basketboll

FERONIKELI NË LIGËN BALLKANIKE?

Prishtinë (AsistiOnline) – Skuadra e promovuar sivjet në Superligën e Basketbollit tonë, Feronikeli nga Drenasi po e shqyrton seriozisht pjesëmarrjen në Ligën Ballkanike.

Ekipi që vitin e kaluar u formua si klub, ndërsa në vitin e themelimit arriti të shkruajë histori duke u inkuadruar në Superligë, si duket do të organizohet mirë edhe në Superligë.

Raportet e fundit, flasin se klubi drenicas po synon që sivjet të luajë në njërën prej ligave rajonale të basketbollit, atë të Ligës Ballkanike.

Feronikeli është një klub stabil nga ana financiare dhe pritet të jetë ndër klubet më të organizuara në vitet e ardhshme në basketbollin kosovar.

Vlen të ceket se në stinorin që e lamë pas, Feronikeli fitoi edhe Kupën e Kosovës për Ligën e parë, garë kjo që sivjet u organizua për herë të parë në histori të basketbollit tonë.

Komentet janë të mbyllura.