Basketboll

SUPER-FITORE E TORONTOS, KAMPIONI NOKAUTOHET NË NDESHJEN E PARË

Prishtinë (AsistiOnline) – Në mesnatën e sotme, ka nisur seria finale e ligës më të fortë të basketbollit në botë, atë të NBA-së.

Toronto Raptors si vendase në ”Scotiabank Arena” të Kanadasë, ka arritur ta nisë me fitore të madhe serinë finale, ndaj kampionit aktualë të NBA-së, Golden State Warriors.

Në fakt historia e ndeshjes ishte tejet interesante, me Toronton që kontrolloi ndeshjen nga fillimi e deri në fund(25-21, 34-28, 29-32, 30-28), por me Warriors që nuk lejonin ndonjë epërsi të thellë. Dhe krejtë në fund me plotë arritën deri tek fitorja e madhe 118-109.

Xhamaikani, Pascal Siakam me performancë të jashtëzakonshme, prej 32 pikësh ishte kontribuesi kryesorë në fitoren e Raptors, përderisa u dallua edhe Kawhi Leonard me 23 pikë, si dhe Marc Gasol me 20 sosh.

Tek kampionët s’mjaftuan për fitore, performanca e jashtëzakonshme e Steph Curry prej 34 pikësh, por as triple-double fenomenal i Draymond Greenit(10pk, 10krc, 10 ast).

Me këtë fitore, Toronto merr avantazhin e serisë finale të NBA-së, ndaj Golden State 1-0.

Komentet janë të mbyllura.