Under Header

spot_img

S’KA PUSHIM PËR RAHOVECIN, NISIN PËRGATITJET PËR STINORIN E RI

spot_img
spot_img

Prishtinë (AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit si duket nuk e ka në plan të ndalet me organizmin e mirë përbrenda klubit as në vitet e ardhshme.

Ekipi “vreshtarë” menjëherë ka nisur përgatitjet për stinorin e ri dhe kësisoji edhe në sezonin e ardhshëm si duket do ta ketë një ekip tejet rivalizues.

Bordi i Rahovecit ka nënshkruar kontrata me 5-shën e lojtarëve të cilët u shpallën kampion të Ligës Unike në U18 në Ligën e parë.

Të rinjët, Bardh Rexha, Indrit Krasniqi, Altin Selmancena, Ahmet Jupa dhe Visari Ejupi janë lojtarët që kanë vazhduar kontratat me Rahovecin.

Ekipi “vreshtarë” ka bërë me dije se nuk do të ndalet duke premtuar se do të ketë befasi dhe risi pozitive tek Rahoveci për stinorin e ri.

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme