Basketboll

SONTE FINALJA E DYTË E NBA-SË, MËSOHET SE A DO TË LUAJË DURANT

Prishtinë (AsistiOnline) – Në mesnatën e sotme luhet finalja e dytë e Ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Toronto Raptors edhe në ndeshjen e dytë do ti bëjë konak skuadrës së Golden State Warriors në ‘’Scotiabank Arena” të Kanadasë.

Kjo ndeshje që luhet sonte nga ora 02:00, sigurisht që pritet të jetë spektakël në vete. Mirëpo për kampionët aktualë të garës, Golden State Warriors do të vazhdoj të jetë mungesë e madhe Kevin Durant, që nuk do të luajë as në këtë takim shkaku i lëndimit në këmbë. Këtë gjë e ka konfirmuar për gazetarët, trajneri i kampionëve, Steve Kerr.

Ndeshjen e parë finale të NBA-së e fitoi Toronto Raptors para pak ditësh. Ndërsa ekipi që arrin katërt fitore shpallet kampionë.

Komentet janë të mbyllura.