Basketboll

VUSHTRRIA KAMPIONE E KOSOVËS(U-14)

Prishtinë (AsistiOnline) – Skuadra e Vushtrrisë është shpalluar kampione e Kosovës në Superligën e pionierëve

Ekipi nga qyteti i lashtë vushtrrias, ka mposhtur Trepçën e Mitrovicës edhe në ndeshjen e dytë rresht për tu shpallur kampion i Kosovës në grupmoshën e pionerëve.

Në takimin e parë vushtrriasit patën fituar si mysafirë të mitrovicasve 77:59, kurse në ndeshjen e dytë finale që u zhvillua të dielën në Vushtrri, fituan me rezultatin 80:61.

Vlen të ceket se Vushtrria Basket është një ndër shkollat më të suksesshme në basketbollin kosovar.

Komentet janë të mbyllura.