Basketboll

GOLDEN STATE FITON NË KANADA, BARAZOHET SERIA FINALE

Prishtinë (AsistiOnline) – Kampionët aktualë të NBA-së e kanë fituar takimin e dytë të finales së madhe ndaj Toronto Raptors.

Ekipi i Steve Kerr ka arritur të fitojë 104-109, si mysafirë i Torontos dhe kështu ta barazojë serinë e finales së NBA-së në 1-1.

Sa i përket rrjedhës së ndeshjes, realisht dy çerekët e parë të ndeshjes arriti ti fitojë Toronto (27-26, 32-28), por dallimi kryesorë u bë në çerekun e tretë kur Warriors fituan bindshëm këtë çerek 21-34, ndërsa në çerekun e fundit, përkundër se Toronto e fitoi këtë periodë 24-21, nuk arriti ta kthejë deficitin nga çereku i tretë dhe iu desh të pajtohej me humbjen.

Për fitoren e Warriors u përkujdesën, Klay Thompson me 25 pikë e Steph Curry me 23 sosh.

Tek Toronto s’mjaftuan për fitore, performanca e jashtëzakonshme e Kawhi Leonard me double, double(34pk, 14krc), si dhe Van Vleet me 14 pikë.

Tash seria finale e NBA-së barazohet në 1-1 dhe seria e ndeshjeve finale bartet në parketin e Golden States.

https://m.youtube.com/watch?v=GAFYWOxkiwk

Komentet janë të mbyllura.