Dy ekipet finaliste të edicionit 2025/26 në play off-in e elitës së basketbollit kosovar, Trepça dhe Bashkimi kohëve të fundit e kanë intensifikuar rivalitetin e tyre.
Dy ekipet janë ndeshur më së shpeshti në finalet e basketbollit kosovar gjatë këtyre muajve.
Trepça dhe Bashkimi sivjet janë përballur pesë herë në total, me mitrovicasit që kanë fituar katër përballje dhe dominojnë serinë, gjersa Bashkimi ka fituar vetëm një herë.
Bashkimi e kishte fituar përballjen e parë të këtij sezoni madje në ”Minatori” dhe me rezultat tejet të thellë 79-93.
Por më pas, Trepça i dominoi të gjitha ndeshjet, fillimisht në Prizren 64-71, pastaj në Mitrovicë 90-81. ‘Xehtarët’ në shkurt fituan edhe Kupën e Kosovës pikërisht në finale ndaj portokallinjëve madje me një rezultat të thellë 91-72.
Dhe, përballja e fundit mes tyre daton me 15 mars, ku Trepça fitoi thellë në Prizren 71-89.
Vlen të ceket se Trepça dhe Bashkimi janë takuar edhe në finalen e vitit të kaluar për titull kampioni të Kosovës ku fituan mitrovicasit 3-1 në seri. /AsistiOnline.com/



