NBA FINALET: STEVENS DËNOHET ME 500 MIJË DOLLARË DHE 1 VIT SUSPENDIM
Në ndeshjen e tretë finale të NBA ka ndodhur incidenti ku Kyle Lowry i Toronto Raptors ishte ofenduar dhe shtyrë nga aksionari dhe anëtari i bordit të Golden State Uarriors, Mark Stevens.
Në çerekun e katërt, gjatë një tentimi të Lovrit për ta shpëtuar topin nga dalja jashtë fushës ai u hodh dhe fluturoi në publik me ç’rast u ndesh me rreshtin e parë të publikut ndërsa anëtari i Bordit dhe njëri nga aksionarët e Golden State, Mark Stevens me këtë rast e ofendoi yllin e Raptors dhe më pas e shtyu.
Në këtë gjest banal të Stevens-it, Lovri nuk ishte kundërpërgjigjur dhe kishte ruajtur qetësin duke u ankuar dhe raportuar incidentin tek gjyqtarët e ndeshjës.
Gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes, Lovri deklaroi se, është për të ardhur keq për atë çfarë ka ndodhur dhe se në fokus të medieve është një incident dhe jo një finale e fortë dhe ndeshjet e shkëlqyeshme ndërsa ka shtuar se Stevens nuk do të duhej të jetë pjesë e NBA-së.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi zyrtar i Golden State ku ekipi shpreh keqardhjen dhe dënon sjelljet e aksionarit të tyre, duke u distancuar absolutisht nga Stevens dhe theksuar se sjellja e tij nuk pasqyron standardin e lart të sjelljeve sportive të cilin e kultivon skuadra . Ata gjithashtu lavdëruan qetësin dhe përmbajtjen e Lovrit gjatë incidentit , me çka ai ka kontribuar në mos-eskalimin e situatës.
Pas reagimeve të shumta në medie, opinionit dhe pas vërtetimit nga ana e NBA se Stevens kishte përdorur gjuhë banale dhe kishte pasur kontakt fizik me Lovrin duke e shtyrë, NBA e ka gjobitur Mark Stivensin me 500 mijë dollarë dhe ia ka shqiptuar ndalesën e prezencës në të gjitha ndeshjet e NBA për edicionin 2019-2020, njëherësh duke ia suspenduar edhe të drejtën e ushtrimit të çfarëdo aktiviteti dhe përgjegjësie në kuadër të klubit, gjatë kësaj periudhe.
Bëhet e ditur se Golden State Uorriors do të shkoj edhe një hap më tej, duke kërkuar nga Stevens që të shes aksionet e tij dhe të largohet nga klubi.
Ndërkohë, vet Mark Stevens kishte dhënë deklaratë pas dënimit të shqiptuar:
“Marr përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia dhe jam i turpëruar me atë çfarë kam bërë. Veprimi im është i gabuar dhe nuk ka arsyetim për atë. Zotëri Lovri meriton respekt andaj unë sot kam tentuar t’i kontaktoi personalisht Lovrin dhe klubin Toronto Reptors për t’iu kërkuar falje. I falënderohem atyre që i pranua thirrjet e mia telefonike dhe kërkim faljen” kishte deklaruar Steven publikisht duke ritheksuar ka bërë gabim të madh, duke kërkuar falje publike nga të gjithë dhe duke e pranuar në plotni dënimin e shqiptuar nga NBA.
Komentet janë të mbyllura.