Sot zhvillohet edhe një tjetër përballje me rëndësi jetike në Superligën e Kosovës.
Sigal Prishtina që po e kërkon play off-in, sonte e pret Vëllaznimin e rrezikuar për rënie nga liga.
Prishtinasit kanë dhjetë fitore e 16 humbje, ndërsa kuqezinjtë janë në vendin e fundit me tetë fitore e 18 humbje.
Ndeshja nis nga ora 19:30 dhe transmetohet direkt në Artmotion.



