Basketboll

KB TREPÇA ZBULON LAJMIN E MADH PËR TIFOZËT E KLUBIT! DRILON HAJRIZI DHE MUSAB MALA……??!!

Gjiganti kosovar KB Trepça pati paraqitje solide në edicionin e fundit në basketbollit kosovar, duke kaluar në çerekfinale të Play Off-it, por tifozët mitrovicas dhe adhuruesit e basketbollit në vendin tonë në pergjithësi nuk janë të kënaqur me atë se ç’farë tregoi skuadra nga “Minatori” sezonin që shkoi.

Asistionline.com vetëm para pak çasteve kontaktoi zyrtarin e KB Trepça, Kemajl Muja i cili në mënyrë ekskluzive zbuloi më të rejat e klubit.

Muja deklaroi se pas mbledhjes së fundit zyrtarët e klubit u kanë bërë me dije të gjithë lojtarëve që që mbrojtën ngjyrat e klubit sezonin e kaluar se ata janë nën kontrata dhe që llogaritën pjesë e skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm, duke aluduar se synimi i madh i të gjithëve në kryesi të klubit është që të ruhet bazamenti në skuadër i krijuar nga lojtarët vendor.

Muja poashtu zbuloi që janë në negociata më disa basketbollistë të huaj të cilet edhe llogariten si përforcime eventuale për sezonin e ardhshëm, por nuk përmendi emra.

Sa i përket spekulimeve të fundit rreth rikthimit të mundshëm në skuadër të Drilon Hajrizit dhe Musab Malës, Muja tha se deri më tani nuk ka asgjë konkrete por që në Mitrovicë do të pritej me entuziazëm një rikthim eventual i këtyre dy lojtarëve./Asistionline.com.

Komentet janë të mbyllura.