Basketboll

EKSKLUZIVE: KB LIPJANI ZYRTARIZON PËRFORCIMIN E PARË “BOMBASTIK” PËR SEZONIN E ARDHSHËM [VIDEO]

Pasi pati shumë probleme për ta siguruar edhe për një sezonë qëndimin në Superligë, KB Lipjani ka filluar punën për ta përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm, shkruan Asistionline.com.

Vetëm pak çaste më herët agjenti i mirënjohur kosovar, Argjent Zeqiri na e kumtoi lajmin se klienti i tij, basketbollisti amerikan, Stephen Clark ka nënshkruajtur kontratë 1 vjeçare me mundësi vazhdumi me KB Lipjani.

Clark 24 vjeçar është i lindur në Oklahoma ndërsa sezonin e fundit luajti për LSU Shreveport Pilots me një mesatare fantastike prej 21 pikëve, 5 kërcimeve e 4 asistimeve./Asistionline.com.

Komentet janë të mbyllura.