Basketboll

PRISHTINA NË CHAMPIONS LEAGUE, RAHOVECI NUK PRANOHET DHE LUAN NË FIBA EUROPE CUP

Prishtinë (AsistiOnline) – Janë përcaktuar skuadrat që do të marrin pjesë për stinorin e ardhshëm në njërën ndër garat më të forta të basketbollit në Evropë, Champions League.

Z Mobile Prishtina si kampione në fuqi është ekipi që stinorin e ri do të garojë në Champions League, ndësa Rahovecit iu është refuzuar kërkesa për të luajtur aty.

Rahoveci për shkak të rregullave të garës së Championsit dhe numrin e mjaftueshëm të skuadrave të paraqitura, nuk është përfshirë për këtë edicion në Champions League.

Si do qe të jetë skuadra “vreshtare”ka aplikuar edhe për FIBA Europa Cup, aty ku si nënkampion ka të drejtën e pjesëmarrjes.

Komentet janë të mbyllura.