GIANNIS ANTETOKOUNMPO ZGJEDHET MVP I NBA-SË
Prishtinë(AsistiOnline) – Giannis Antetokunmpo është përzgjedhur MVP i stinorit të rregullt në NBA.
Greku me nënshtetësi amerikane e ka fituar këtë titull, pas performancave të jashtëzakonshme që pati sivjet me ekipin e Milwaukee Bucks, njëkohësisht arriti deri në finale të Konferencës Lindore të NBA-së, aty ku humbi nga Toronto Raptors.
Giannis Antetokounmpo dha një fjalim të përzemërt pas marrjes së shpërblimit, duke falenderuar trajnerët e tij, shokët e ekipit dhe në veçanti babanë e tij, Charles, i cili vdiq në shtator 2017, pas një sulmi në zemër.
“Unë dua të falënderoj babin tim, natyrisht ju e dini, ai nuk është këtu me mua dy vjet më parë, kam pasur qëllimin në kokën time se unë do të jem lojtari më i mirë në ligë dhe unë do të bëj gjithçka që duhet për të ndihmuar ekipin tim të fitojë dhe unë do të fitoj MVP”, tha ai.
Giannis është ylli i parë grek i basketbollit në NBA dhe pak kush e ka pritur që një lojtar nga Greqia të vinte deri në këtë pozitë.
Ai bashkohet me Kareem Abdul-Jabbarin si dy lojtarët e vetëm të Bucks që e kanë fituar këtë shpërblim. Jabbar e kishte fituar titullin e MVP-së, tre herë me Bucks.
Shpërblimet e tjera që u dhanë:
Rookie i vitit: Luka Doncic.
Mbrojtësi më i mirë: Rudy Gobert.
Lojtari me ngritjen më të madhe: Pascal Siakam.
Lojtari më i mirë nga banka rezervë: Lou Williams.
Trajneri i vitit: Mike Budenholzer.
Komentet janë të mbyllura.