MËSONI PËR KUNDËRSHTARIN E PARË TË PRISHTINËS NË CHAMPIONS LEAGUE

0

Prishtinë (AsistiOnline) – Z Mobile Prishtina para pak çastesh e ka mësuar rivalin e parë në garën e Champions League.

Në raundin kualifikues të kësaj gare, kryeqytetasit kosovar do të ndeshen me ekipin polak, Legia Warsaw.

AsistiOnline.com ju sjellë një përmbledhje të shkurtër të historisë së ekipit, që Prishtina do të ndeshet me ta në shtator.

Legia është ekip nga kryeqyteti i Polonisë që u formua në vitin e largët 1929, përderisa udhëhiqet nga Presidenti Roman Podobas. Legia është 7 herë fituese e kampionatit të Polonisë, përderisa dy herë ka fituar Kupën e Polonisë.

Në stinorin e rregullt sivjet, Legia në elitën polake kishte përfunduar si e 8-ta, ndërsa në “Play Off” të Ligës ishte eleminuar qysh në fazën e parë nga Arka Gdynia me seri të fitoreve prej 3-2. Ky është ekipi që do të ndeshet Prishtina me ta, realisht një ekip serioz, por jo i pakalueshëm.