Basketboll

NËSE KALOHET LEGIA, PRISHTINA LUAN NDAJ EKIPIT RUS…

Prishtinë (AsistiOnline) – Me përfundimin e shortit që u mbajt sot nga ora 11:00 në zyret e Champions League, tanimë dihet edhe kundërshtari i parë dhe kundërshtarët e tjerë eventualë të Prishtinës në këtë garë.

Në xhiron e parë, Prishtina, do të përballet me 7 herë kampionin e Polonisë “Legia Warsaw”, kurse nëse kalohet xhiro-ja e parë, në xhiron e dytë, Prishtina do ta ketë përballë ekipin nga Rusia “Nizhny Novgorod”.

Me fitore eventuale kundër këtyre dy ekipeve, Prishtina arrin në fazën e grupeve në grupin C, ku e presin:

Iberostar Tenerife (ish kampion i Champions League)
Brose Bamberg (Gjermani)
CEZ Nymburk (Çeki)
VEF Riga (Letoni)
Peristeri (Greqi)
Gaziantep (Turqi)
si dhe fituesi i ndeshjeve (Benfica/Groningen/Mornar).

Komentet janë të mbyllura.