Basketboll

SPANJË-FRANCË, FINALJA E EUROBASKETIT PËR FEMRA

Prishtinë (AsistiOnline) – Çaste më parë është mësuar edhe emri i finalistit të dytë të Eurobasket 2019 për femra që sivjet u mbajt në Letoni dhe Serbi.

Spanja ka mposhtur Serbinë në gjysmëfinale në një ndeshje të jashtëzakonshme për të arritur në fund në finale aty ku e pret Franca.

Spanja sonte mposhti Serbinë në Beograd 71:66.

Përderisa në gjysmëfinalen tjetër, Franca mposhti Britaninë e Madhe 63-56 dhe kaloi në finale.

Finalja ndërmjet, Spanjës dhe Francës luhet nesër në ora 20:30.

Komentet janë të mbyllura.