Basketboll

KOSOVA(U-18 F) PËSON NGA DANIMARKA

Prishtinë (AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U-18 në konkurencën e femrave, ka pësuar humbjen e tretë në Kampionatin Evropian – Divizioni B.

Vashat e reja të Kosovës, sot janë mposhtur nga Përfaqësuesja daneze me rezultatin 37-106.

Sa i përket rrjedhës së ndeshjes, Kosova arriti që t’ju bëjë ballë danezeve vetëm në çerekun e parë deri diku(14-23), pastaj danezet morrën kontrollin e ndeshjes dhe i fituan të tre çerekët e lojës së mbetur(7-23, 7-26, 9-34).

Më e mira në fitoren e danezeve ndaj Kosovës ishte,

Tek Kosova u dallua në veçanti, Dea Pushkolli e cila realizoi 16 pikë, por Dea sot tregoi se edhe Kosova ka talente në basketboll, por se duhet punë. Ndërsa sot tek Kosova, pikëdyshifrore arriti edhe Enisa Kamerolli që realizoi 10 sosh.

Kosova ndeshjen e radhës së këtij evropian e zhvillon të martën, sepse dita e nesërme është pushim.

Komentet janë të mbyllura.