SPANJA KAMPIONE E EUROBASKET-IT 2019, MBRON TITULLIN E 2015-TËS
Prishtinë (AsistiOnline) – Spanja është ri-shpallur kampione e Eurobasket-it 2019 që u mbajt në Letoni dhe Serbi.
Ekipi përfaqësues i Spanjës, ka mposhtur në finale Francën me rezultatin 86-66 dhe kështu e ka mbrojtur titullin të cilin e fitoi edhe para katër vitesh.
Spanja qysh në fillim të ndeshjes u pa që ishte më serioze në këtë finale dhe kështu e mbylli pjesën e parë 50-46, ndërsa në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i Spanjës që në fund e mbylli ndeshjen me fitore që vlen me më të mirën e Evropës për katër vitet e ardhshme.
Vlen të ceket se Franca, dështon për të 4-tën herë për tu shpallur kampione e Evropës.
Individet më të dalluara në fitoren e Spanjës sonte ishin, Marta Xargay me 23 pikë, si dhe Silvia Dominguez me 13 sosh.
Tek Franca u dalluan, Sandrine Gruda me 18 pikë, si dhe Bria Hartley me 17 pikë.
Komentet janë të mbyllura.