Basketboll

KOSOVA(F) PËSON MINIMALISHT NGA NORVEGJIA NË EUROPIAN(B)

Prishtinë (AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U-18 në konkurencën e femrave e ka pësuar edhe humbjen e katërt në Evropianin – Divizioni B, nga po aq ndeshje të luajtura.

Vashat nga Kosova sonte janë mposhtur minimalisht Norvegjia me rezultatin 52-51.

Në fitoren e norvegjezeve sonte që përpak sa nuk u befasuan në fund, kontribueset kryesore ishin, Kari Kyrkjebo me 19 pikë, si dhe Olivia Priestley me 11 pikë.

Tek Kosova s’mjaftuan për fitore, Enisa Kamerolli me 15 pikë si dhe Dea Pushkolli me 14 sosh.

Kosova ndeshjen e fundit në këtë kampionat e zhvillon nesër kundër Finlandës.

Komentet janë të mbyllura.