Basketboll

SHUMË EKSKLUZIVITETE DHE BEFASI NË JUBILEUN E STREETBALL KOSOVA 2019

Prishtinë (AsistiOnline) – Adhurues të dashur të Streetball Kosova, si çdo vit tjetër edhe sivjet, karvani Streetball Kosova 2019 do të zbarkojë në 7 qytetet më të mëdha të vendit me muzikë, diell dhe kënaqësi që mund ti gjeni vetëm aty.

Kanë mbetur vetëm edhe 10 ditë, deri tek fillimi i edicionit të 20-të jubilar i cili sivjet organizohet me moton:

“20 vjet liri – 20 vjet kënaqësi streetballi”

Streetball Kosova si kurrë më parë do ta festoj edicionin e 20 me shumë risi, bukuri dhe befasi. Përderisa sivjet, Shoqata e Streetballit kosovar në krye me Agon Fehmiun vjen me disa risi të papara më herët.

Si kurrë më parë, kampionat e turneve kualifikuese nëpër 7 qytete, përveç të kualifikimit në Superfinalen e 28 Korrikut, do t’i shpërblejë me nga 200 euro (për ekipin).

Përveç vendit të parë dhe 200 eurove të fituara, kampionët e qyteteve kualifikohen direkt në Superfinalen e cila sivjet është garë ndërkombëtare dhe turne Satelitë i FIBA 3×3 (Streetball Kosova International Cup 2019) që fituesin e shpërblen me 3000 euro.
Po, po…mirë keni dëgjuar: 3000 euro si dhe kualifikimin direkt në FIBA 3X3 LUBJANA CHALLENGER 2019 (17-18 Gusht), si pjesë e FIBA 3×3 World Tour.

Nga sivjet, numri i skuadrave në turne limitohet në vetëm 12 , për qytet.

Kusht për pjesëmarrje është që…. PATJETËR ama PATJETËR … të keni të regjistruar profilin në FIBA 3×3 që është proces shumë shumë i thjeshtë , shumë më lehtë se me hap llogari në facebook apo instagram

PËRDORNI CILINDO NGA KËTA LINKA:
https://play.fiba3x3.com/signup
https://www.fiba.basketball/i-am-a/3×3-player
https://play.fiba3x3.com/players

Lojtarët pa profil të regjistruar në FIBA 3×3 do të duhet ta hapin llogarin e tyre në FIBA 3×3 për të pas mundësi të luajnë

Nga sivjet, Lojtari i cili regjistrohet për një ekip në kuadër të Streetball Kosova Tour 2019, nuk mund të ndryshoj dhe të luaj për ndonjë ekip tjetër. POR, shiko pikën 7.

Skuadrat për të bërë gara sivjet mund të regjistrojnë për komplet edicionin 6 lojtarë (4 të ekipit të parë dhe 2 rezervista) të cilët luajnë me rotacion apo zëvendësohen në rast të lëndimeve apo pamundësive që ndonjë nga 4 anëtarët e ekipit të parë të paraqitën në ndonjërin prej turneve në mbarë Kosovën.

* Për shembull:
ekipi Kaprojtë e Sharrit përbëhet nga: 1.Adoleshent Babushi; 2.Bac Bukuroshi; 3.Cac Tarzani; 4.Djalosh Burri; 5.Elan Vullneti dhe 6. Filxhan Çaji.
Një herë kur këta lojtarë regjistrohen për Kaprojtë e Sharrit, më nuk mund të ndryshojnë ekip dhe të luajnë për ndonjë skuadër tjetër në ndonjë qytet tjetër, sikurse ishte rasti viteve të kaluara.

NJË GJË E TILLË KUSHTON ME DISKUALIFIKIM AUTOMATIK TË SKUADRËS NGA GARAT E ASAJ DITE.

Pra, nëse në Prishtinë me 19 Korrik , Kaprojtë e Sharrit që përbëhen nga këta 6 lojtarë që i cekëm më lartë, paraqesin katërshen Adoleshenti, Baci, Caci dhe Djaloshi, të nesërmen në turneun e Gjakovës me 20 Korrik, mund të paraqesin Elanin, Filxhanin, Cacin dhe Bacin.

A mund të marr pjesë i njëjti ekip në disa qytete? – PO.

Me këtë, STREETBALL KOSOVA si organizata më e vjetër e basketbollit të Kosovës e pranuar si institucion në FIBA, gjegjesisht FIBA 3×3, ju mundëson juve si lojtarë dhe ekipeve tuaja që dëshironi të merreni seriozisht me 3×3, jo vetëm të luani dhe të kënaqeni me streetball apo 3×3 por edhe të fitoni numër maksimal të mundur të pikëve në Kosovë dhe rangim individual shumë më të mirë në FIBA 3×3 Listën Botërore të lojtarëve.

Plus, vendet e para nëpër komuna nga 200 euro dhe kualifikim në Superfinale ku kampioni fiton 3000 euro dhe kualifikim në FIBA 3X3 LUBJANA CHALLENGER 2019 (17-18 Gusht), si pjesë e FIBA 3×3 World Tour.

Pra, adhurues të STREETBALL KOSOVA, gjithë së bashku sivjet po festojmë jubileun dhe 20 vjetorin e streetballit tuaj dhe tonë prandaj ky edicion do te jete
SHUUUUUUME – SHUUUUME, SPECIAL.

Befasitë dhe kënaqësitë tjera? – Do të shpalosen dalëngadalë, gjatë ditëve në vijim.

Filloni të regjistroni profilet tuaja në FIBA 3×3 (në linkat më lartë ku i keni gjitha shpjegimet) dhe bëhuni gati për Streetball Kosova Tour 2019

KALENDARI I GARAVE I STREETBALL KOSOVA 2019

E premte, 19.07.2019 Prishtinë Sheshi Zahir Pajaziti
E shtunë, 20.07.2019 Gjakovë SH.M.Prenk Jakova
E diel, 21.07.2019 Ferizaj Platoja tek Komuna
E martë, 23.07.2019 Prizren Qendra e Sporteve
E mërkure,24.07.2019 Gjilan Platoja para Teatrit
E enjte, 25.07.2019 Mitrovicë Liqeni akumulues
E premte,26.07.2019 Pejë Q.S.“Valon Begolli”

SUPERFINALJA

E diel, 28.07.2019 Prishtinë Sheshi Zahir Pajaziti

Tradita vazhdon,
20 vjet liri – 20 vjet muzikë, diel dhe k’naqësi streetballi

Komentet janë të mbyllura.