Basketboll

KOSOVA(F) NESËR E PASNESËR LUAN PËR RANGIMIN FINAL NË EVROPIAN

Prishtinë (AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës(U-18) në konkurencën e femrave e ka mbyllur dje fazën e grupeve në Kampionatin Evropian – Divizioni B.

Por avantura e vashave kosovare nuk përfundon me kaq, në këtë evropian do të bëhet edhe rangimi final i skuadrave, Kosova do të luftojë për pozitat 17-22.

Kundërshtari i Kosovës për luftë në këto pozita është Bullgaria. Vashat kosovare do të luajnë nesër ndaj Bullgarisë me fillim nga ora 16:30.

Shpresojmë në fitoren e vashave kosovare. Të cilat në këtë kampionat kanë hyrë me moshë më të re se kundërshtaret e tyre, por megjithë këtë kanë treguar lojëra të mira.

Komentet janë të mbyllura.