Basketboll

SHKËMBIMI I VITIT: CHRIS PAUL TEK OKC, WESTBROOK TEK HOUSTONI

Prishtinë (AsistiOnline) – Lajmet e mëdha sa i përket afatit kalimtar të transfereve në NBA s’po kanë të ndalur.

Një shkëmbim interesant mes lojtarësh ka ndodhur dje, ndërmjet Okllahomës dhe Houstonit. Këta të fundit kanë dhënë Chris Paulin, si dhe disa të drejta të draftit OKC-së, për ta marrë Rusell Westbrookin dhe operacioni është kryer me sukses.

Westbrookin në stinorin e ri do ta shohim në fanelën e Rockets, ndërsa C’Paul do të jetë pjesë e Thunders.

Me të vërtetë stinori i ri në NBA, do të jetë pothuajse më i zjarrtë se asnjëherë më parë.

 

 

Komentet janë të mbyllura.