Basketboll

PËRFUNDON TURNEU I STREETBALL KOSOVA 2019 NË GJAKOVË, AIR FORCE ONE KAMPION

Ka përfunduar edhe turi i dytë i Streetball Kosova 2019, që për destinacion ditën e sotme kishte qytetin e ngrohtë të basketbollit, Gjakovën.

Në turneun e dytë që u mbajtë sot në qytetin e Gjakovës konkretisht në hapësirat e sheshit “Ali Podrimja”, në një organizim fenomenal dhe plotë, muzikë, diell e kënaqësi nisi gara me 12 ekipe të cilat dhuruan show, me lojën e tyre fenomenale të cilën e shfaqën përgjatë tërë ditës. Madje shumë ekipe edhe mbetën jashtë turneut për shkak të limitit të skuadrave sivjet.

Në turneun e Gjakovës që u mbajt sot morrën pjesë 12 ekipe. Skuadrat pjesëmarrëse të ditës së sotme ishin: ASD, Air Force One, BERO KINGDOM, Boys in Blue, D&T Group, Dr. Street, Galaktikët(Shqipëri), Kerasan, Net Rippers, Shmekat, Supreme, Young Bloods.

Të gjitha këto ekipe ishin të ndara në 4 grupe.

Nē grupin A, ishin ekipe: Air Force One, Boys in Blue, Dr Street. Në grupin B: KERASAN, Young Bloods, ASD. Në grupin C: BERO KINGDOM, SHMEKAT, GALAKTIKËT. dhe në grupin D: Net Rippers, D&T Groups dhe SUPREME.

Në fazën e grupeve secili ekip luajti nga dy ndeshje.

Në grupin A, Air Force One shkoi me bilanc të qind për qind 2 ndeshje, dy fitore. Boys In Blue, arriti një fitore dhe një humbje, si dhe Dr Street nga dy ndeshje pësoi dy humbje.

Në grupin B, Kerasan arriti dy fitore, Young Bloods arriti një fitore dhe një humbje, si dhe ASD kishte dy humbje.

Në Grupin C: BERO KINGDOM arriti dy fitore nga dy ndeshje, SHMEKAT arritën një fitore e një humbje, si dhe GALAKTIKËT nga Shqipëria pësuan dy herë.

Dhe në fund në grupin D: Net Rippers arriti dy fitore nga dy ndeshje, D&T Groups arriti një fitore e një humbje, si dhe Supreme pësoi dy herë nga dy ndeshje sa luajti.

Nga faza e grupeve, dolën katër ekipet gjysmëfinaliste të super-turneut të dytë në Prishtinë që me të vërtetë sot ishe i jashtëzakonshëm dhe me plotë ndeshje interesante e dinamike por edhe me shumë ngulitje akrobatike, sidomos nga lojtarët si, Kujtim Ujkani, Kreshnik Juniku, por edhe Arian Memeti e Dion Sheqiri etj që ishin të jashtëzakonshëm. Por edhe lojtarët si, Arti Hajdari, Edmond Kryeziu, Roni Koshi, veterani Valon Tanushi, Bleonis Tanushi i biri i Valonit e lojtarë të tjerë që bombardonin nga distanca.

Në gjysmëfinalen e parë u takuan, nën-kampioni i ditës së djeshme në Prishtinë, por që paraqiti ekip edhe sot, Air Force One në krye me Altin Sahitin, Arti Hajdarin, Arian Memetin dhe Albatrit Berishën, kundër Bero Kingdom të Qëndrim Ajazajt, Edmond Kryeziut, Idoll Pallushit dhe Arion Ballukut. Pas një loje shumë interesante, në fund triumfoi ekipi i Air Force One me rezultatin 21-11.

Në gjysmëfinalen e dytë, u ndeshën dy ekipet i Kerasan dhe Net Rippers. KERASANI që kishte lojtarë profesionistë në përbërje s: Kujtim Ujkani, Rroni Koshi, Dion Sheqiri por edhe Dorant Hana dhe në anën tjetër Net Rippers me lojtarët: Drin Domi, Ardit Zeka, Dardan Brovina, Valon Tanushi. Dhe në këtë ndeshje gjysmëfinale, rivaliteti mes të dy skuadrave ishte edhe më i zjarrtë, kjo bëri që fituesi të mësohej vetëm në sekondat e fundit, dh ekipi i Kerasanit tregoi vendosshmëri më të madhe duke fituar minimalisht 17-18 dhe arriti në finale.

Dhe krejt në fund, super-finalja e madhe e Gjakovës. Air Force One dhe Kerasan që luajtën edhe në turneun e Prishtinës dje, dy ekipe të cilat për ka përbërja realisht kishin lojtarë shumë kualitativë në radhët e tyre.

Në këtë finale që përveq lojës së bukur u mblodhën edhe shumë e shumë adhurues të kësaj loje magjike që mbledhen si çdo herë në qytetin e Gjakovës, ateruan në finale dy ekipe që kishin shumë cilësi. Dhe rrjedha e lojës fillimisht ishte e ngushtë, por kah perioda e dytë e ndeshjes, Air Force One që sivjet ishin edhe përfaqësues të Kosovës 3×3 në gara ndërkombëtare, shfrytëzuan potencialin dhe mbi të gjitha përvojën e tyre dhe arritën të triumfonin ndaj një ekipi që kishte shumë potencial, KERASANIT me shifrat 21-10.

Me fitoren e Air Force One përfundoi edhe turneu i Gjakovës. Duke bërë që skuadrae Air Force One tash të plasohet në Super-finalen e madhe të Streeetball Kosova 2019 që do të rikthehet përsëri në Prishtinë më datën 28 Korrik, për ta mësuar emrin e fituesit të komplet edicionit të sivjetm në Streetball Kosova 2019.

Ndërsa ju të dashur adhurues të Streetbollit, mos harroni dhe nesër ejani në Ferizaj përballë Kuvendit Komunal të komunës, sepse nesër destinacioni do të jetë aty.

Shihemi te veni ???

Komentet janë të mbyllura.