KOSOVA(U-18M) MBYLL FAZËN GRUPORE ME HUMBJE

0

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U-18 në konkurencën e meshkujve e ka mbyllur me humbje fazën grupore në Kampionatin Evropian – Divizioni B.

Djemtë e Kosovës, sonte janë mposhtur nga Portugalia me shifrat e thella 72-47, për ta mbyllur fazën e grupeve me humbje, ashtu si e kishte nisur.

Erhan Sholla me 14 pikë, ishte më i dalluari tek Kosova. Përderisa lojtarët tjerë, s’arritën pikë dyshifrore. Endrit Berisha(9), Bardh Rexha(8).

Tash Kosova do ti zhvillojë edhe dy ndeshje të tjera për rangim përfundimtar në Evropian.