Basketboll

EKSKLUZIVE: RAHOVECI TRANSFERON EDHE NJË QENDËR

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit po vazhdon me fuqizimin e skuadrës, para edicionit të ri të garave.

Ekipi që sivjet do të drejtohet nga kroati Neven Plantak, do ta rikthejë në skuadër lojtarin amerikan, Jalen McGaughy, ka mësuar ekskluzivisht AsistiOnline.com

Mc Gaughy stinorin e kaluar erdhi tek Rahoveci, por në stërvitjen theu këmbën dhe nuk mundi të paraqitej për skuadrën. Përderisa tash ai do të rikthehet tek Rahoveci, për ta vazhduar aty ku e la.

McGaughy i gjatë 2.10cm, luan në pozitën e qendrës. 24 vjeçari që ka qenë pjesë e kolegjit Dillard në SHBA, së fundmi është paraqitur tek ekipi gjeorgjian, Cactus Tbilisi.

Rahoveci, sivjet do të luajë në FIBA Europe Cup dhe Ligën Ballkanike, ndërsa Jalen është transferi i katërt i skuadrës sivjet.

 

 

Komentet janë të mbyllura.