Basketboll

GITHÇKA E GATSHME, PRITET SPEKTAKËL NË “MINATORI”

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjithçka është e gatshme për ballafaqimin e vlefshëm për parakualifikimet e Eurobasket, ndërmjet Kosovës dhe Britanisë së madhe.

Siç mund ta shihni edhe në fotot e mëposhtme, Palestra “Minatori” është e gatshme për ti mirëpritur gladiatorët tanë kundrejt atyre të Britanisë dhe me përkrahjen e madhe dhe të parezervë, besohet në fitore.

AsistiOnline.com poashtu ka mësuar se për takimin e sontëm që nis në 20:30 janë shitur bileta të konsiderueshme dhe në orët në vijim pritet të shiten edhe më shumë të tilla.

Komentet janë të mbyllura.