Basketboll

MEGJITHATË… MULAOMEROVIQ NUK KA NËSHKRUAJTUR ME PRISHTINËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Përkundër paralajmërimit tonë se Damir Mulaomeroviq ka nënshkruajtur me Z Mobile Prishtinën kjo gjë ende nuk dihet.

Pas një bisede direkte të redaksisë sonë me selektorin e Kosovës Damir Mulaomerovic për ta konfirmuar lajmin, ky i fundit ka treguar se nuk ka marrëveshje me Prishtinën dhe se ende nuk dihet e ardhmja e tij.

Mulaomeroviq i ka thënë Asistit, se për momentin është i kocentruar maksimalisht tek Kosova dhe të ardhmen e tij sa i përket udhëheqjes së ndonjë ekipi do ta vendosë në ditët në vijim.

Ai ka thënë, se sonte pret përkrahje maksimale nga publiku kosovar për Përfaqësuesen e Kosovës.

Komentet janë të mbyllura.