Basketboll

ZYRTARE: ELLIOT COLE RINOVON KONTRATËN ME PRIZRENIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Fundori amerikan Elliot Cole ka rinovuar kontratën me Ponte Prizrenin.

Lajmin për vazhdimin e kontratës së Cole me ekipin prizrenas e kanë konfirnuar vetë këta të fundit.

”Pa dyshim njëri ndër basketbollistët më të mirë të KB PONTE PRIZRENI, snajperisti Elliott Cole sot ka rinovuar edhe për një sezon me drejtuesit e klubit. Me konfirmimin e Cole skuadra deri tani ka shtuar në skuadër tre amerikanë Cole, Canada, Sanders ndërsa në ditët në vazhdim skuadra do të prezantojë edhe përforcimin e 4 të huaj. Ponte Prizreni edhe si vjet do jetë arrë e fortë në Superligën e Kosovës në 🏀”, thuhet në komunikatën e prizrenasve.

Komentet janë të mbyllura.