Basketboll

KOSOVA U-16(M) E NIS ME HUMBJE EVROPIANIN NË MAL TË ZI

Kosova U16 (M) e ka nisur me humbje Kampionatin Evropian, Divisioni B, që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Basketbollistët e rinj të Kosovës kanë pësuar humbje nga Hungaria me rezultat 78:40.

Visar Ejupi është dalluar te Kosova me 18 pikë. Kosova ndeshjen e ardhshme do ta ketë të premten ndaj Polonisë nga ora 18:15.

Synimi i Kosovës është të fitojë përvojë nga ky Evropian.

Komentet janë të mbyllura.