ZYRTARE: PRISHTINA RIKTHEN NË SKUADËR GJIGANTIN ALIHODZIC
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Z Mobile Prishtinës, ka konfirmuar pak më parë rikthimin në skuadër të qendrës, Fahro Alihodzic.
Fahro Alihodzic është rikthyer në ekipin bardhekaltër pasiqë vitin e kaluar në fillim të sezonit pati një lëndim dhe nuk pati mundësi të paraqitet me kryeqytetasit.
Qendra 208 cm e gjatë, njihet për lojë fizike nën kosh, ku arma e tij më e fortë është mbrojtja, e cila pritet ti jep mjaftë siguri ekipit prishtinas.
Alihodzic ka qenë pjesë e disa ekipeve, duke filluar nga Amerika, ku ishte pjesë e disa kolegjeve si, Fordham, Southeastern Iowa CC, si dhe UAB. Në kolegje pati paraqitje mjaft të mira.
Karrierën si profesionist e nisi në Hungari tek dyherë kampioni i atjeshëm, Kaposvari.
Shumicën e karrierës së tij e kaloi në Greqi tek skuadrat Rethymno, Promitheas Patras e Panionis. Një edicion luajti edhe në Estudiantes Concordias të Argjentinës, kurse së fundi mbrojti ngjyrat e skuadrës nga Superliga e Belgjikës, Leuven Bears.
Prishtina ditë më parë zyrtarizoi edhe transferin e fundorit amerikan, Shea Feehan.
Komentet janë të mbyllura.