Basketboll

ZYRTARIZOHET LAJMI: ALTIN MORINA KALON TEK YLLI

Prishtinë(AsistiOnline) – Altin Morina edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i Golden Eagle Yllit.

Kështu Golden Eagle Ylli ka rikthyer në skuadër ish-lojtarin e tyre që ishte edhe më herët pjesë e therandasve.

Morina së fundmi luajti tek Z Mobile Prishtina, përderisa para stinorit paraprak ishte ndër lojtarët më meritorë që Bashkimi u stolis me titullin e parë të kampionit paslufte.

AsistiOnline.com ditë më parë kishte raportuar ekskluzivisht për këtë transfer dhe ashtu sikurse paralajmëruam edhe doli.

Komentet janë të mbyllura.