Basketboll

KOSOVA MPOSHTË THELLË LUKSEMBURGUN, MBAN GJALLË SHPRESAT

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur fitoren e parë në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2021.

Ekipi kosovar ka mposhtur Luksemburgun në Palestrën e Pallatit të Sporteve në Prishtinë me shifrat përfundimtare 109-88.

Që nga fillimi djemtë tanë në ndeshjen e sontme kishin kontrollin e ndeshjes dhe kjo bëri që fillimisht çereku i parë të mbyllet +13(30-17), ndërsa në çerekun e dytë Luksemburgu u këndellë dhe kjo bëri që mysafirët ta fitonin çerekun e dytë(17-20).

Në pjesën e dytë, Kosova u mobilizua përsëri duke e mbyllur këtë çerek me 5 pikë më shumë se kundërshtari(30-25). Dhe në fund, lojtarët tanë e administruan mirë rezultatin për fitore të merituar.

Në fitoren e sontme të Kosovës kontribut kyç patën, Dardan Berisha me 32 pikë, Divine Myles me 23 pikë, Mikaile Tmusic me 22 pikë si dhe Fisnik Rugova me 14 sosh.

Tek Luksemburgu, Oliver Vujakovic me 19 pikë ishte më i dalluari.

Me këtë fitore Kosova mban gjallë shpresat minimale për ti arritur kualifikimet në ndeshjen e fundit parakualifikuese ndaj Britanisë së Madhe.

Komentet janë të mbyllura.