Basketboll

ZYRTARE: RAHOVECI TRANSFERON FUNDORIN AMERIKAN, EMËR I NJOHUR NË BASKETBOLLIN TONË

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit e ka bërë edhe goditjen e radhës në merkaton e basketbollit kosovar.

Ekipi rahovecas, ka transferuar në radhët e veta, fundorin amerikan Christian Bradford.

Bradford

Cristian Bradford luan në pozitat 2/1. Ai ka luajtur së fundi në ekipin Radford Highlanders University në NCAA1.

Bradford stinorin e shkuar luajti tek Vllaznia e Shkodrës në Shqipëri, ndërsa për një kohë të shkurtër tek skuadra e Ponte Prizrenit por pa arritur të lërë gjurmë.

Në vazhdim ju prezentojmë disa nga karakteristikat e lojtarit më të ri të Rahovecit.

 

Komentet janë të mbyllura.