Basketboll

KOSOVA PËSON NË MANCHESTER, HUMB GJASAT PËR KUALIFIKIME

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A e ka mbyllur me humbje fazën e parakualifikimeve për Eurobasket 2021.

Ekipi i Damir Mulaomeroviqit, ka pësuar para pak çastesh nga Britania e Madhe me shifrat 101-78, për ti humbur gjasat për kualifikime përfundimisht sonte.

Sa i përket rrjedhës së ndeshjes, nuk është se kishte ndonjë histori për faktin se nikoqirët gjatë tërë kohës kishin avantazhin dhe në fund me meritë arritën fitoren e pritur.

Tek Kosova sonte spikatën, Drilon Hajrizi me 22 pikë, Dardan Berisha me 19 pikë dhe Divine Myles me 13 sosh.

Tek Britania më i miri ishte, Myles Hesson me 19 pikë.

Me këtë humbje, Kosova përshëndetet nga këto parakualifikime me bilanc prej 3 humbje dhe një fitore.

Komentet janë të mbyllura.