Basketboll

RAHOVECI ZYRTARIZON LAJMIN E ASISTIONLINE, HOWARD LOJTARI MË I RI I TYRE

Prishtinë(AsistiOnline) – Ashtu edhe sikurse ju informoi dje AsistiOnline.com ekskluzivisht, ashtu edhe doli.

Javis Howard është lojtari më i ri i skuadrës së KB Rahovecit. Ekipi nga qyteti i rrushit, sot në mëngjes e ka zyrtarizuar lajmin, se ka nënshkruajtur me alo-qendrën amerikane.

Detaje të tjera nuk janë dhënë nga Rahovecasit, por një gjë tashmë është e sigurtë, Howard në stinorin e ri do ta bartë fanelën e Rahovecit.

Aloja amerikane i gjatë 203cm, së fundmi luajti tek skuadra shqiptare, Vllaznia e Shkodrës, përderisa po në të njëjtin stinor ishte edhe pjesë e Golden Eagle Yllit të Therandës.

Komentet janë të mbyllura.