Basketboll

KOSOVA(U16F) E MBYLLIN ME HUMBJE FAZËN E GRUPEVE NË EVROPIAN

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Kosovës U-16 në konkurencën e femrave e ka mbyllur me humbje fazën e grupeve në Evropian – Divizioni B.

Vashat kosovare sot janë mposhtur nga Norvegjia me shifrat 43-67. Dhe tash do të luajnë për plasman përfundimtar.

Fjolla Ajeti me 14 pikë, si dhe Enisa Kamerolli e Dije Daku me nga 8 pikë, ishin më të dalluarat tek Kosova.

Kundërshtari i ardhshëm i Kosovës në këtë Evropian, pritet të dihet pasiqë të përfundojnë të gjitha ndeshjet e sotme.

 

Komentet janë të mbyllura.