Basketboll

EKSKLUZIVE: TREPÇA FILLON MERKATON, TRANSFERON LOJTARIN E SHQUAR AMERIKAN

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Trepçës më në fund ka dhënë shenja përmirësimi të skuadrës para edicionit të ri të garave.

”Xehtarët” kanë nënshkruajtur me alo-qendrën amerikane, Collin Kennedy. Lajmin ekskluzivisht për AsistiOnline e ka konfirmuar menagjeri i lojtarit, Argjent Zeqiri.

Kenney i gjatë2.00cm, luan në pozitat 3/4 dhe njihet për precizitetin e tij të madh gjatë lojës.

Kenney nga fillimi i karrierë në 2015-tën e deri tash luajti tek kolegji amerikan, Wisconsin Lutheran me një mesatare prej 21.8 pikë për ndeshje.

Trepça në ditët e ardhshme pritet të përforcohet edhe më shumë.

Komentet janë të mbyllura.