Basketboll

SOT MBAHET “PATOS STREETBALL TOURNAMENT” ME PËRKRAHJEN E FUQISHME TË “STREETBALL KOSOVA”

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme në qendër të Prishtinës, nën-organizimin e Patos Kosova, mbahet turneu “Patos Streetball Tournament U-14”.

Ky turne që do të mbahet tek Platoja e Grandit në sheshin “Zahir Pajaziti”, nisë sot nga ora 15:00. Përderisa përkrahet fuqishëm edhe nga shoqata e “STREETBALL KOSOVA”.

Në këtë turne që organizohet nga Përfaqësia e Patosit në Kosovë, adhuruesit e Streetballit do të kenë mundësi që ti ndjekin nga afër talentët e rinjë dhe të shumtë të gjeneratës U-14 që do të garojnë mes vete.

Sot më 24 gusht, ju ftojmë të gjithëve që të ndiqni ndeshjet e ekipeve nga Patos (U14), të cilët do të garojnë me njëri tjetrin.

Përveç tjerash, do të ketë të ftuar edhe basketbollist të njohur nga Turqia, si dhe do të ketë shumë dhurata që do të shpërndahen për të pranishmit.

Pra, krejt ju që e doni basketbollin, jeni të ftuar në festivalin e basketbollit që Patos po e organizon në qendër të Prishtinës, ku përveç spektaklit që do ta dhurojnë ekipet e Patosit, do të ketë edhe muzikë, mysafirë, dhe shumë Patosa falas.

Komentet janë të mbyllura.