Basketboll

ZYRTARE: YLLI TRANSFERON QENDRËN E FUQISHME AMERIKANE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Golden Eagle Yllit e ka kryer transferimin e radhës, para edicionit të ri në elitën e basketbollit kosovar.

Therandasit kanë nënshkruajtur me qendrën amerikane  2.06cm, Jameel McKay.

”Ardhja e Jameel McKay në klubin tonë nuk dihet se si të përkufizohet ndryshe përpos që “YLLI vjen te YLLI”, kështu e përkufizon Ylli në prezantim McKay që vije nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

McKay tek Ylli, vije nga Superliga e Vietnamit, konkretisht kishte luajtur tek ekipi Hanoi Buffalos dhe kishte një mesatare prej 13.3 pikësh për ndeshje.

Mckay ka përvojë në shumë Liga të forta evropiane si : Spanjë, Lituani, Austri, por edhe Japoni etj.

McKay pritet të jetë ndihmesë e madhe për aspiratat e Yllit sivjet.

 

Komentet janë të mbyllura.