Basketboll

ZYRTARE: MUHAMED THAÇI MERR DREJTIMIN E SKUADRËS NGA SUPERLIGA E GJEORGJISË

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-basketbollisti i spikatur shqiptar nga Maqedonia është bërë me skuadër të re nën-udhëheqje.

Thaçi është emëruar trajner i parë tek skuadra e Dinamo Tbilisi që garon në Superligën e Gjeorgjisë dhe ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën e atjeshme.

Muja është prezantuar sot tek skuadra gjeorgjiane dhe prezantimin e tij në skuadër e ka bërë Presidenti i skuadrës, Zaza Pachulia njëherazit lojtar që aktualisht luan në NBA dhe është kampion i mëhershëm me skuadrën e Golden State Warriors.

Muja ishte lojtar i spikatur në basketbollin e Kosovës dhe më parë ka luajtur në basketbollin e Kosovës dhe kulmin e karrierës e kishte tek skuadra e Dukagjinit.

Komentet janë të mbyllura.