Basketboll

RAHOVECI KONFIRMOHET NË LIGËN BALLKANIKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit edhe zyrtarisht është bërë pjesë e Ligës Ballkanike.

Web-faqja zyrtare e Ligës Ballkanike para pak minutash e ka konfirmuar ekipin “vreshtarë” si anëtar të Ligës për stinorin e ri.

Rahoveci për herë të parë sivjet do të të dalë në garat ndërkombëtare, përderisa debuton edhe në Ligën Ballkanike por edhe në FIBA Europe Cup.

Skuadra nga qyteti i vreshtave qe disa ditë ka nisur përgatitjet për stinorin e ri nën-drejtimin e trajnerin, Neven Plantak.

 

 

Komentet janë të mbyllura.