Basketboll

BESIM MAXHUNI FLET PËR ASISTIN: ANALIZË PËR KAMPIONATIN BOTËROR “KINA 2019”

Prishtinë(AsistiOnline) – Para nisjes së Kampionatit Botëror të Basketbollit në Kinë, AsistiOnline.com do të sjellë opinione speciale me njerëzit e basketbollit rreth këtij evenimenti sportiv.

Njëra ndër këto analiza të para-Kampionatit, është ajo me ish-basketbollistin e spikatur mitrovicas Besim Maxhuni që ka luajtur tek Trepça dhe Prishtina në basketbollin e Kosovës dhe tash e ushtron zejën e trajnerit në basketbollin finlandez me shumë sukses, në këtë opinion për AsistinOnline, shprehet në cilësinë e analistit.

Maxhuni fillimisht ka folur për aspektin organizativ dhe sportiv të këtij kampionati që e vlerëson në pikëpamjet e veta.

“Nga aspekti organizativ është një gjë shumë e mirë që ky kampionat po zhvillohet në pjesën e Azisë respektivisht në Kinë, do të thotë shumë për çështjet e biznesit dhe disa gjëra tjera, por nga aspekti sportiv sa do të ketë shikueshmëri dhe ta arrijë kulminacionin në ditët në vijim. Nga web sajte të ndryshme po flitet se reprezentacione siç janë: Angola apo edhe Serbia, nuk janë të kënaqura me sistemin ambientues, pastaj Palestrat nuk janë qindë për qindë në funksion të reprezentacioneve, mungesa e topave e të gjitha ato gjërat elementare tjera për një reprezentacion, prandaj është një pikë pyetje e madhe, ndoshta dita e parë dhe deri të futen në funksion të mirëfilltë motorat e skuadrave, mirëpo unë mendoj që do të adaptohen dhe do të shkojë më mirë, prapë po e them nga aspektiv sportiv është si është, por nga aspekti organizativ ai biznes dhe këto gjëra në Kinë kanë bërë një gjë shumë të drejtë me organizimin e tij”.

Tutje Maxhuni foli për rivalitetin mes shteteve në këtë Botëror që nisë nga nesër në Kinë.

“Edhe pse po flitet shumë që Amerika nuk është aq e fortë, Serbia është e fortë dhe shtete tjera, unë prapë se prapë nuk shoh ndonjë rivalitet të fortë. Sigurisht se sikurse në në kampionate tjera, SHBA-të do të dominojnë, Spanja dhe Australia do ta rivalizojnë SHBA-në deri diku, ndërsa Serbinë nuk e shoh si rivale të tyre, për faktin se ata gjithmonë në ndeshjet vendimtare nuk e tregojnë atë kualitetin e pritur dhe nuk e flas këtë nga ana patriotike, por ngarkesa e tyre e bënë të veten. Unë nuk e shoh pra Serbinë si favorite, më përpara e shoh një Australi, një Spanjë, pra disa ekipe më të treguara se Serbia.

Maxhuni foli për SHBA-të konkretisht, duke menduar dhe rikthesuar se ato në fund do të dalin fituese dhe se nuk sheh konkurencë të madhe.

“Sa i përket konkurencës, unë mendoj se Amerika është Amerikë dhe do ta tregojë forcën e vetë mu kur fillon kampionati dhe do të jetë ajo e vërteta në ndeshjet çerekfinale gjysmëfinale dhe posaqërisht në finale. Këto ndeshjet përgatitore, këto thashethemet që kanë qarkulluar kanë qenë vetëm një shkas që amerikanë të mobilizohen dhe të jenë edhe më të fortë përkundër një humbje përgatitëse nga Australia, por në Kampionat Amerika do ta tregojë forcën e vërtetë edhe pse ndoshta Spanja e Australia mund ta rivalizojnë, por të tjerët as nuk mund ti afrohen”.

Maxhuni tregoi se kë e sheh ai si favorit nga rosteri dhe emrat në ekip në këtë Botëror.

“Si favorit e ceka edhe më lartë, Amerika është pa konkurencë, Spanjën e shoh në vendin e dytë, Australinë në vendin e tretë, Serbija ndoshta e treta dhe kjo varet prej fondit të lojtarëve se sa do ti përballojnë ata, sepse serbët janë derisa puna shkon mirë ata janë me të vërtetë të mirë, por kur vjen puna ngushtë, nuk janë ata që dalin dhe dallohen me lojë kolektive”.

Në fund ai tregoi se cilat ekipe i sheh si befasi të këtij Botërori.

“Si ekipe që i shoh që mund të bëjnë befasi janë, Senegali dhe Argjentina, ky është mendimi im dhe ta shohim”, u shpreh për fund Maxhuni.

Besim Maxhuni që tash e disa vite po e zhvillon me shumë sukse, zejën e trajnerit në Finlandë, është edhe babai i djaloshit të talentuar Edon Maxhuni që së fundi ka nënshkruar me Gran Canarian në Spanjë.

Komentet janë të mbyllura.