Basketboll

PRISHTINA VAZHDON KONTRATËN ME TMUSIQIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kryeqytetase, Sigal Prishtina ka vazhduar bashkëpunimin me shuterin malazes Mikaile Tmusiq.

Njoftimi për vazhdimin e kontratës dy palëshe e ka bërë, Prishtina në llogarinë zyrtare në Facebook.

Njëri ndër basketbollistët më të mirë në Superligën e Kosovës në basketboll, Mikaile Tmusic ka vazhduar kontratën me klubin tonë. Mikaile njihet si lojtar mjaft i rëndësishëm për ekip, sepse është i fuqishëm në mbrojtje, kurse në sulm treshet janë pika më e fortë e tij. Ai ishte një ndër pikat më të forta të skuadrës ne edicionin e kaluar ku Prishtina bëri histori në Arenën Evropiane”.

 

Komentet janë të mbyllura.