Basketboll

POLONIA, RUSIA DHE PUERTO RICO E NISIN BOTËRORIN ME FITORE

Prishtinë(AsistiOnline) – Kanë përfunduar edhe tre ndeshjet e radhës në ditën hapëse të Kampionatit Botëror që filloi sot në Kinë.

Polonia ka arritur fitore të pritur ndaj Venezuelës me shifrat 80-69 pa ndonjë telashe të theksuar. Ndeshje kjo që i takoi grupit A.

Përderisa, Puerto Rico ka mposhtur me rikthim të madh Iranin 81-83, sepse gjatë tërë ndeshjes Irani kishte avantazhin, por në fund Purerto Rico “ndezi” motorët dhe e fitoi takimin minimalisht. Kjo ndeshje i takoi grupit C.

Në anën tjetër, Rusia me mund shumë të madh mposhti Përfaqësuesen e Nigerisë 82-77. Ndeshje kjo që i takon grupit B.

Komentet janë të mbyllura.