Trepça e ka fituar edhe përballjen e katërt të serisë gjysmëfinale të play off-it në Superligën e Kosovës kundër Pejës.
Mitrovicasit triumfuan në ”Karagaç” me rezultat 96-103.
Pejanët e nisën shumë mirë, duke e fituar çerekun e parë 32-34, por që mitrovicasit u rikthyen shpejtë dhe fuqishëm duke fituar çerekun e dytë me 20 pikë dallim 14-34 dhe pjesa e parë u mbyll 46-58.
Në pjesën e dytë Peja i fitoi të dyja periodat e fundit (23-22, 27-23), por që ishin të pamjaftueshme shkaku i minusit të thellë nga çereku i dytë dhe kësisoj mysafirët iu gëzuan fitores.
Akili Vinning me 24 pikë, 4 asiste e 4 kërcime, ishte më i miri te Trepça, por u ndihmua edhe nga Henry e Hasbrouck me nga 18 pikë.
Daquan Bracey me 31 pikë e Dardan Berisha me 24 tjera, s’mjaftuan te Peja për fitore.
Është kjo finalja e pestë me radhë e Trepçës në elitën e basketbollit kosovar, ku 2 prej tyre i ka kurorëzuar me trofeun e titullit të kampionit.
Trepça kualifikohet në finalen e madhe atje ku e pret fituesin e gjysmëfinales tjetër Bashkimi – Bora, atje ku seria momentale është 2-2 dhe fituesi përcaktohet në mesjavë. /AsistiOnline.com/



