Basketboll

AUSTRALIA E NISË ME FITORE SHUMË TË MUNDIMSHME BOTËRORIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Australisë e ka nisur me fitore por shumë të mundimshme Botërorin që po mbahet në Kinë.

Ekipi i selektorit Andej Lemanis e ka mposhtur me shumë më vështirësi se që është pritur Kanadanë e stërmotivuar sot.

Në shumicën e ndeshjes, rezultati ishte i përafërt me të dyja ekipet që ndërronin epërsinë, përderisa në 5 minutat e fundit të ndeshjes Australia shkaku i përvojës më të madhe të lojtarëve të saj, kapi epërsinë që nuk e lëshoi deri në fund për fitore 92-108.

Tek australianët në fitore sot rolin kyç e patën, Matthew Dellavedova me 24 pikë dhe  Chris Goulding me 16 pikë.

Përderisa tek Kanadaja s’mjaftuan për fitore,  Khem Birch me 18 pikë dhe Cory Joseph me 16 pikë.

Kjo ndeshje i takon grupit H.

Komentet janë të mbyllura.