Basketboll

EKSKLUZIVE: TREPÇA NËNSHKRUAN ME QENDRËN AMERIKANE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Trepçës po vazhdon të përforcohet me lojtarë të huaj për stinorin e ri.

AsistiOnline.com ka marrë vesh ekskluzivisht nga burime pranë mitrovicasve, se klubi ka nënshkruajtur me qendrën amerikane Xavier Williams i gjatë 2.08cm.

Williams së fundmi ka luajtur tek kolegji amerikan, Columbus State D2, ku ka pasur një mesatare prej 9 pikësh e 5 kërcime për ndeshje.

Williams bëhet lojtari i katërt i huaj i transferuar deri tani tek Trepça dhe ditët në vijim “xehtarët” pritet të forcohen edhe me disa lojtarë vendorë.

Komentet janë të mbyllura.