Basketboll

FRANCA ME SHUMË TELASHE MPOSHT GJERMANINË

Prishtinë(AsistiOnline) – Franca e ka arritur fitoren e parë në Kampionatin Botëror me shumë telashe.

”Gjelat” në fakt e nisën shumë mirë ndeshjen duke krijuar një avantazh prej 14-0 në fillim të ndeshjes, por pastaj gjermanët u këndellën dhe fituesi i ndeshjes nuk u përcaktua deri në sekondat e fundit, përkundër kësaj Franca arriti fitore minimale 78-74.

Evan Fournier me 26 pikë dhe Amath M’baye me 21 sosh ishin më të dalluarit në fitoren e francezëve.

Tek gjermanët s’mjaftuan për fitore, Johannes Voigtmann me 25 pikë dhe Dennis Schrooder me 23 sosh.

Kjo ndeshje i takon grupit G.

Komentet janë të mbyllura.