Basketboll

ZYRTARE: FERONIKELI TRANSFERON ISH-LOJTARIN E PONTE PRIZRENIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Feronikelit më në fund është zgjuar nga gjumi, duke e rifreskuar skuadrën me lojtarë të huaj.

”Industrialistët” kanë nënshkruajtur me ish-lojtarin e Ponte Prizrenit në stinorin e kaluar, Brandon Scott.

Scott luan në pozitën 3 dhe njihet për precizitetin nga distanca dhe sigurisht pritet të jetë lojtar i rëndësishëm për Niklin.

Feronikeli sivjet debuton në elitën e basketbollit tonë, sepse vitin e kaluar arriti të shpallet kampion i Ligës së parë.

Komentet janë të mbyllura.